image Molliqaj ia shpërndan numrin personal ministrit Murati, kërkon t’i shkruhen mesazhe

Politikë

Molliqaj ia shpërndan numrin personal ministrit Murati, kërkon t’i shkruhen mesazhe

news image

Me qëllimin që të kërkoj dorëheqje, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ia ka shpërndarë numrin personal të telefonin ministrit të Financave, Hekuran Muratit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një foto të postuar në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së.

“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ditëve të fundit është bërë aktuale një status që ministri, Murati kishte shkruar më 1 tetor të vitit 2016, ku kishte deklaruar se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.

Në status tutje thuhet se “Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

/GazetaSinjali/