image Molliqaj i quan servilë Abazin, Kusarin, Bahtirin, Gashin e Kryeziun

Kosovë

Politikë/ Molliqaj i quan servilë Abazin, Kusarin, Bahtirin, Gashin e Kryeziun

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i ka quajtur servilë zëvendkryeministrin në detyrë, Haki Abazin, këshilltarin politik të Albin Kurtit, Shkelzen Gashin, deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarin dhe zëvendësministrin e Integrimit Evropian, Taulant Kryeziun, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi sipas tij, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me Lëvizjes Vetëvendosje, por e rëndësishme, thotë ai, është të shërbesh.

“Haki Abazi, Shkelzen Gashi, Agim Bahtiri, Mimoza Kusari, Taulant Kryeziu…Çfarë kanë të përbashkët këta emra, me VV-në që e keni njohur? Asgjë. Por, këta emra nuk janë aksidente, në fakt janë tregues I instrumentalizimit të skajshëm. S’kanë rëndësi bindjet sepse Kurti nuk njeh subjekte. E rëndësishme është të shërbesh. Servilët këtë punë e bëjnë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/3140776339277579?__xts__[0]=68.ARCo7FVpVZ9FH6DZ3apg4LJg9PbSoF4YsLmeR2WP4LjvasuPgW1zHGG7h3LQOyfnlqMbDucZIfdkL_00q0GSAULVpiO67AoBKXudicdOSU2nzMCpBCpMCIHCKCF3ZQ2_Qam1PeWk-o2B6MhNcL9NDI4rEoSuoGmsnUS9lWtaf1hfJCT5gMf0vEW_x7ZghTFXGrh12tLoNpMobZ0184MGBAU1yOu2_EhSc3no25ojzjJ6mUyIQEm_czA3OS8c5XzMv5qAcGjTbiIv3rbDoIvCZaoevP2SVG0HaEz–s6NY-SbubbYA85WOdcsfQdqqinoeyAagVbrgevU5vxB-CrBDesE&__tn__=-R