image Molliqaj: Gjykata konstatoi që jam arrestuar jashtëligjshëm

Drejtësi

Molliqaj: Gjykata konstatoi që jam arrestuar jashtëligjshëm

news image

Dardan Molliqaj është liruar sot, pasi që Gjykata vendosi që ta refuzojë kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar atij masën e paraburgimit, duke e urdhëruar që të paraqitet në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Molliqajt, Gjykata ka vendosur se arrestimi i tij të martën ka qenë i paligjshëm.

“Procedurat e rregullta janë se arrestohet ose ndalohesh dhe pastaj merret vendimi. Në orën 20 ka dalë vendimi që të ndalohem për 48 orë, ndërkohë që unë ende nuk isha e arrestuar dhe isha duke ardhur në emisionin. Gjykata sot ka vërtetuar se ftesat nga policia nuk janë ligjore, ka vërtetuar se nuk ka urdhërarrest dhe jam arrestuar pa urdhër arrest.  Policia ka bërë dy shkelje, kanë gënjyer publikisht për ftesat sepse nuk janë të ligjshme dhe jam arrestuar pa urdhër arrest dhe prokurorja ka  shkelur ligjin kur ka dërguar vendimin 5 minuta pa u arrestuar unë ende”, tha ai në T7.

Molliqaj u arrestua të martën duke hyrë në një studio televizive, pasi në protestën e së shtunës dyshohet se sulmoi një zyrtar policor./GazetaSinjali/