image Molliqaj fajëson Kurtin e Vuçiqin për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë

Politikë

Molliqaj fajëson Kurtin e Vuçiqin për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë

news image

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ngjarjen që ndodhi pasditen e sotme në Shtërpcë.

Ai tha se deklaratat e tyre po nxisin luftë dhe urrejtje.

“Atmosferën e urrejtjes midis shqiptareve dhe serbëve në Kosovë po e nxisin deklaratat dhe veprimet luftënxitëse të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Ata pas secilit tensionim po nënshkruajnë marrëveshje, kurse konflikti në derë po u mbetet qytetarëve”, tha Molliqaj.

Molliqaj e quajti këtë rast mjaftë shqetësues, duke vënë fokusin tek mosha e të plagosurit dhe faktin që i dyshuari është pjesëtar i FSK’së.

“Situatën e bën më të rëndë dhe tragjike mosha 11 vjeçare e njërit prej tyre. Asnjë motiv, asnjë rrethanë dhe asnjë situatë nuk e arsyeton drejtimin e armës ndaj një 11 vjeçari. Tejet shqetësues është po ashtu fakti se personi i dyshuar për sulmin është pjesëtar i FSK-së. Ky rast duhet të zbardhet në tërësi dhe të gjykohet në mënyrë meritore”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

/GazetaSinjali/