image Molliqaj: Osmani e pafuqishme, ishte e përbuzur nga partia

Kosovë

Zgjedhje/ Molliqaj: Osmani e pafuqishme, ishte e përbuzur nga partia

news image

Dardan Molliqaj nga radhët e partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), e ka konsideruar frikë nga LDK kandidmin e Vjosa Osmanit për kryeministre nga kjo parti. Ai ka thënë kandidimi i Osmanit për postin e kryeministres po shpërfaqë frikë nga LDK, ndaj koalicionit PSD-AAK.

Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se LDK nuk i kishte besuar dhe nuk ka besimin LDK-së. Ka marrë shembull zgjedhjet e kaluara kur Osmani ishte renditur në fund të listës së kandidatëve për deputetë.

“Kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit tonë të fitores”.

“Vjosa Osmani, anipse është personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, është shumë e pafuqishme. Në radhë të parë, nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota. Pra, përderisa Vjosa do të jetë vetëm figurë për elektoratin, vendimet do të vazhdojnë të mirren nga “të fortit” e LDK-së”, ka deklaruar ai.

Molliqaj e ka quajtur Osmanin të pafuqishëm në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se vendit i duhet një njeri si Ramush Haradinaj.

“Në radhë të dytë, duke pasur parasysh negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike, e dëshmuar kjo nga Kryeministri Haradinaj, Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe. Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin në negociata me Serbinë”.

“P.S. Albin Kurti përfundimisht doli jashtë loje nga ky vendim i LDK-së. Iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta bërë kryeministër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike. Në fund, siç edhe dihej, LDK-ja e përbuzi dhe nuk e pranuan si kandidat”, ka shkruar Molliqaj./Sinjali/