image Molliqaj: 15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët

Kosovë

Molliqaj: 15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Molliqaj përveç urimit ka zgjedhur të kujtojë kohën e orëve policore, lotët e humbjeve, kalimet e kufijve dhe pritjet e gjata që kanë ndodhur 15 vite më parë.

Ai me këtë thekson se Kosova nuk kthehet mbrapa dhe ka garancë njerëzit e saj.

“17 Shkurti është nga ato data kur mund ta kthesh kokën pas dhe t’i buzëqeshesh historisë. Ia kemi dalë. Lotët e humbjeve, orët policore, bora, kalimet e kufijve, pritat. 17 shkurti nuk kthehet mbrapa. Kosova i ka garancë njerëzit e saj”. shkroi Molliqaj

Tutje Molliqaj shkruan për gjendjen aktuale politike të Kosovës, ku thotë se Kosova po po sulmohet nga të gjitha anët.

“15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët. Brenda po gërryhet arsyeja pse njerëzit tanë kanë dashtë shtet: shteti si mundësi. Emigrimi masiv është pasqyra e shtetit tonë si perspektivë për njerëzit. Në Hagë sulmohet ideja e pavarësisë sepse inkriminohet përpjekja popullore për liri. Ndërkohë, dialogu ndjell Asociacion, kurse pushteti mjegull me Asociacion.” shtoi ai

/GazetaSinjali/