image Molliaqaj: Koalicionet nuk janë si dashuria

Politikë

Zgjedhjet/ Molliaqaj: Koalicionet nuk janë si dashuria

news image

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate, ka thënë se koalicioni i tyre me AAK’në do t’ia ndërrojë jetën njerëzve.

Sipas Molliqajt, koalicionet nuk janë dashuri, por bashkëpunime.

Koalicionet nuk janë si dashuria. A janë pajtu, a janë idhnu apo çka i kanë thënë njëri-tjetrit. Por janë bashkëpunime’, tha ai.

Më tutje, Molliqaj ka thënë se koalicioni i PSD-së me AAK-në do të dalë fitues në zgjedhje.

Ne do të fitojmë. Koalicioni jonë është fitues. Koalicioni jonë e shtyen Kosovën përpara dhe ka me ia ndërru jetën njerëzve”, tha Molliqaj mbrëmë në Interaktiv të KTV-së.