image Modriq merr vendimin, vazhdon te Milani

Modriq merr vendimin, vazhdon te Milani

news image

Luka Modriq pritet të vazhdojë karrierën te Milani edhe për një tjetër sezon, pasi klubi dhe mesfushori kroat kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në fund të edicionit 2026/27.

Sipas raportimeve, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet menjëherë pasi Modriq të rikthehet në Itali, pas përfundimit të angazhimeve me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes për kuqezinjtë, që mbetën jashtë garave evropiane, Milani vazhdon ta konsiderojë veteranin kroat një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm.

Kështu, aventura e Modriqit me fanellën kuqezi pritet të vazhdojë, me ish-yllin e Real Madridit që nuk do t’i japë fund eksperiencës së tij në “San Siro” pas vetëm një sezoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/