image Modifikimi i qelizave: Terapia revolucionare i heq kancerin e pashërueshëm Alisës

Botë

Modifikimi i qelizave: Terapia revolucionare i heq kancerin e pashërueshëm Alisës

news image

Një vajzë tinejxhere me kancer të pashërueshëm i është hequr kanceri nga trupi i saj në përdorimin e parë të llojit më të ri revolucionar të kësaj medicine raporton BBC.

Të gjitha trajtimet për leukeminë e Alisës kishin dështuar.

Kësisoji, mjekët në Spitalin Great Ormond Street përdorën “editimin e bazës” për të performuar inxhinierimin biologjik në mënyrë që t’i ndërtonin një ilaç të ri.

Gjashtë muaj më vonë kanceri është i padetektueshëm, edhe pse Alisa vazhdon të monitorohet në rast se kanceri rikthehet.

13 vjeçarja nga Leicesteri, ishte diagnostikuar me leukemi limfoblastike në muajin maj të vitit të kaluar.

Qelizat T supozohet të jenë rojet e trupit – që kërkojnë dhe shkatërrojnë kërcënimet për shëndetin – por në rastin e Alisës ato ishin bërë vetë rreziqet që po dilnin jashtë kontrollit.

Kanceri i saj ishte agresiv. Kemoterapia bashkë me një trajtim tjetër e kishin pasur të pamundur që ta hiqnin kancerin nga tinejxherja.

“Do të vdisja me kalimin e kohës,” – tha Alisa. Nëna e saj, Kiona, u shpreh se ajo vitin e kaluar në këtë kohë i frikësohej Krishtlindjeve, “duke menduar që ishte i fundit për të.”

Por, ajo që ndodhi më pas do të ishte e pamendueshme vetëm pak vite më parë. U bë e mundshme nga avancimet e pabesueshme në gjenetikë.

Ekipi nga spitali i lartpërmendur përdori teknologjinë e quajtur “editimin e bazës”, që ishte shpikur gjashtë vjet më herët.

Baza është gjuha e jetës. Janë katër lloje të bazës – adenina (A), citozina (C), guanina (G) dhe timina (T) – që ndërtojnë blloqet e kodit tonë gjenetik. Ashtu si shkronjat e alfabetit germëzojnë fjalët që japin kuptim, miliarda të bazave në ADN-në tonë germëzojnë manualin për trupin tonë.

Editimi i këtyre bazave lejon shkencëtarët që të zmadhojnë të parit e tyre te pjesa e saktë e kodit gjenetik dhe më pas të ndryshojnë strukturën molekulare të vetëm njërës bazë, duke e konvertuar në një tjetër dhe duke i ndryshuar instruksionet gjenetike.

Një ekip shumë i madh mjekësh e shkencëtarësh përdorën këtë mjet për të inxhinieruar një lloj të ri të qelizave-T që ishte i aftë t’i ndiqte dhe vriste qelizat-T kancerogjene të Alisës.

Kur ideja i ishte shpjeguar familjes së kësaj vajze, nëna e saj kishte menduar: “Mund ta bëni atë gjë?” Ishte vendimi i Alizës për të qenë e para që do të merrte këtë terapi eksperimentale – që përmbante miliona qeliza të modifikuara – në majin e vitit të kaluar.

“Ajo është pacientja e parë që është trajtuar me këtë teknologji,” – tha profesori Waseem Qasim.

Ai tha se manipulimi gjenetik ishte “një zonë që po zhvillohej tepër shpejt në shkencë” dhe që kishte “potencial të jashtëzakonshëm” për një numër të madh sëmundjesh.

/GazetaSinjali/