Pas aludimit të medieve rozë se modelja e njohur shqiptare,Aurela Hoxha është bërë nënë, ajo vendosi që mbrëmë të publikojë fotografi me beben e saj në llogarinë personale në ‘Instagram’, duke pranuar aludimet e medieve.
Mes fotografive të shumta, modelja publikoi edhe një foto ku duket duke mbajtur beben e saj në krahë dhe një tjetër foto duke i dhënë gji.
“Më të mirat nga këto ditë”, shkroi Aurela në mbishkrimin e fotografisë, e cila po duket se po e shijon shumë mëmësinë.
Ajo gjithashtu ka marrë shumë urime nga ndjekësit, përfshirë edhe fytyra publike.
Pas martesës sekrete me një biznesmen të njohur spanjoll Aurela tash e sa kohë është zhvendosur në Barcelonë për të jetuar. /GazetaSinjali/