image Modelja ruse publikon një foto me vello, ky është komenti i Don Xhonit

Bota e Yjeve

Modelja ruse publikon një foto me vello, ky është komenti i Don Xhonit

news image

Pëlqimi mes modeles ruse, Ariana Lirey dhe Don Xhonit është bërë e ditur për të gjithë. Ata komunikojnë shpesh përmes fotografive dhe komenteve në Instagram.

Së fundi, Lirey ka publikuar një fotografi me vello, ku reperi nga Drenica, Don Xhon, i ka lënë një koment.

“Just wow”, ka komentuar Don Xhoni.

Ndërsa modelja e ka pyet se “a po të pëlqen”.

Ariana Lirey madje kishte bërë tatuazh fytyrën e këngëtarit nga Kosova.

Përveç kësaj, ajo në një postim në Instagram, ku kishte publikuar një foto, si përshkrim kishte zgjedhur të shkruajë “Zonja Isufi”, duke u referuar në mbiemrin e Xhonatan Isufit, i njohur për publikun si Don Xhoni.