image Modelja e markës Gucci me sindromën Down, po bën namin në rrjete sociale

Modë & Stil

Modelja e markës Gucci me sindromën Down, po bën namin në rrjete sociale

news image

“Gucci” përsëri ka goditur me modelen e re, duke e thyer formatin e zakonshëm që modelet të jenë femra të bukura e me forma trupore të zgjedhura. Te “Gucci” po arrijmë të shohim edhe njerëz të zakonshëm.

Kjo shtëpi mode u kritikua shpesh për mënyrën se si e përfaqësojnë të bukurën, shkruan Gazeta Sinjali

Ditët e fundit një tjetër imazh i kësaj kompanie lider, është edhe 18-vjeçarja Ellie Goldstein, e cila tani punon si modele.

“Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë. Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, ka thënë e emocionuar ajo. /Gazeta Sinjali/