image MKRS dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për bursa studimi për trashëgiminë kulturore

Arsim

MKRS dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për bursa studimi për trashëgiminë kulturore

news image

Studentët e Universitetit të Prishtinës nga sot do të kenë mundësinë e përkrahjes për specializim në fushën e trashëgimisë kulturore

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Dumoshi ka  thënë se kjo është marrëveshja e tretë dhe është për ekspertët e gjeneratave të ardhshme. Ajo ka ftuar studentët që të studiojnë në fushat që flitet për trashëgimi kulturore.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka thënë se përfundimi i këtij mandati ka një domethënie të madhe, sepse po nënshkruhet një marrëveshje me një ministri që i ka kushtuar shumë rendësi këtij universiteti.

Edhe në mars të këtij viti ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes MKRS dhe UP, e cila do të mbështeste Universitetin e Prishtinës në organizimin qendror për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. /Gazeta Sinjali/