image Mkhitaryan do të zëvendësojë Vidal te Interi, mësohet kur armeni do të firmosë kontratën me zikaltrit

Futboll

Mkhitaryan do të zëvendësojë Vidal te Interi, mësohet kur armeni do të firmosë kontratën me zikaltrit

news image

Henrikh Mkhitaryan ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Interit.

Armeni do të largohet nga Roma pasi refuzoi rinovimin e kontratës, për ta bërë një lëvizje tek Interit.

Fabrizio Romano ka rikonfirmuar se Henrikh Mkhitaryan do të bëhet zyrtarisht lojtari i ri i Interit në ditët në vijim.

Kontrata e armenit do të jetë deri në qershor 2024 dhe tashmë është gati për t’u nënshkruar, siç pritej.

Mkhitaryan do të zëvendësojë Arturo Vidal, i cili do të largohet – ndërsa Interi nuk po punon për të nënshkruar me Gianluca Scamacca pavarësisht thashethemeve, ka theksuar Romano.

/GazetaSinjaliSport/