image Mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes

Siguri

Mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes

news image

Policia e Kosovës ka pranuar sot, rreth orës 14:00, një informacion për një mjet të dyshimtë në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën.”, tha tutje Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/