Mjeku i urgjencës, Sarfaraz Munshi, që punon në Queens Hospital në Romford, ka shpërndarë në rrjetet sociale një teknikë mbi lehtësimin e frymëmarrjes për ata pacientë që janë të prekur nga Covid-19.
Sipas doktorit, kjo praktikë që ndihet te pacientët në trajtim intensive, mundet të lehtësojë edhe simptomat e koronavirusit. Kjo teknikë, thekson Munshi- ndikon në lehtësimin e mushkërive dhe siguron thithjen e ajrit.
Po ashtu doktori paralajmëron pacientët e tij që të mos qëndronin të shtrirë në shpinë, pasi kjo pakësonte kapacitetin e mushkërive dhe mbyllë rrugët e ajrit.