image Sulmohet fizikisht mjeku në Fushë Kosovë

Kosovë

Sulmohet fizikisht mjeku në Fushë Kosovë

news image

Një person gjatë ditës së djeshme është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka sulmuar fizikisht një mjek të QKMF-së.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mjeku ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit fizik në vendin e punës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur mjekun-viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili ishte në vendin e punës në QKMF. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Sinjali/