Një person gjatë ditës së djeshme është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka sulmuar fizikisht një mjek të QKMF-së.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mjeku ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit fizik në vendin e punës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur mjekun-viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili ishte në vendin e punës në QKMF. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Sinjali/