Mjeku kujdestar, në QKUK Avdush Bajgora, ka thënë se gjendja e dy të plagosurve nga armët e zjarrit pasditen e sotme në Prishtinë vazhdon të jetë në rëndë.
Bajgora ka thanë se gjendja e dy personave të tjerë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë.
“Gjendja e të lënduar vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë”, ka deklaruar Bajgora për RTK-në.
Ndërkohë dy persona të tjerë nga ky rast kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën gjatë ditës së sotme në Prishtinë për shkak të problemeve pronësore.
Sipas informacioneve të Sinjalit, familja Rafuna dhe Mehmeti janë përfshirë në këtë incident që kishin qenë edhe fqinj mes veti.
Pak minuta më parë është konfirmuar nga QKUK se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i cili sipas burimeve të Sinjalit është Mefail Rafuna.