image Mjeku kujdestar në QKUK, thotë se askush nuk ka vdekur nga gjuajtët në Prishtinë

Kosovë

Mjeku kujdestar në QKUK, thotë se askush nuk ka vdekur nga gjuajtët në Prishtinë

news image

Agron Çitaku, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ka deklaruar për media se asnjë prej katër personave të plagosur nuk ka ndërruar jetë.

Përkundër konfirmimit nga QKUK, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, se një person ka vdekur, mjeku ka thënë se asnjë person deri më tash nuk ka vdekur.

Çitaku ka thënë se një person ka hyrë në sallë të operacionit, një i plagosur është në gjendje tejët të rëndë dhe dy të tjerë janë po ashtu në gjendje të rëndë.

 “Sot në qendrën emergjente rreth orës 16:00 jemi lajmëruar për disa të lënduar me armë zjarri, ndërkaq janë sjellë katër persona me lëndime të rënda. Një prej tyre ka hyrë në sallë, një është në gjendje shumë të rëndë edhe dy të lënduarit të tjerë janë të lënduar rëndë”, ka thënë ai.

Për Sinjalin nga Prokuroria Themelore e Kosovës, Policia e Kosovës dhe nga QKUK kanë konfirmuar se një person ka vdekur./Sinjali/