Doktori i njohur, Arjan Harxhi foli për mënyrën se si merret koronavirusi. Ai tha në Open se koronavirusi merret lehtësisht nga rrugët e frymëmarrjes.
“Çdo e keqe e ka një të mirë”. Këtë do ta argumentoj tani. Asnjëherë nuk ka pasur një interes kaq të madh dhe asnjëherë nuk i është kaq shumë vëmendje higjienës. E kam fjalën për ato 10 pikat që ka publikuar edhe Ministria e Shëndetësisë se si të mbrohemi nga koronavirusi”, tha Harxhi.
Cilat janë rrugët që merret koronavirusi?
“Koronavirusi mund të merret nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Pra me spërklat që dalin nga rrugët e frymëmarrjes mund të infektohesh”, u përgjigj mjeku i njohur.