Dustin Poirier arriti fitore kundër Conor McGregor, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime.
E këtë përballje e ka analizuar mjeku, Brian Sutterer i cili ka dhënë detaje për lëndimin e McGregor, transmeton Sinjali Sport.
Sipas Sutterer, këmba e McGregor ishte e ‘vdekur’ dhe nuk mund ta vazhdonte luftën.
“Në fund, këmba e McGregor ishte në thelb e vdekur”.
Sutterer tregoi se goditja që e pësoi McGregor ka bërë që të ndalohet furnizimi i gjakut dhe kontrolli i muskujve të këmbës.
“Një goditje në këtë zonë synon posaçërisht diçka që ne e quajmë nerv i përbashkët fibular … është nervi që furnizon kontrollin e muskujve në pjesën e poshtme të këmbës”, deklaroi mjeku.