image Mjekët e Vitisë i kanë bërë 14 ditë në vetizolim, drejtoresha e QKMF-së: Nuk mund të dalim ende

Kosovë

Koronavirusi/ Mjekët e Vitisë i kanë bërë 14 ditë në vetizolim, drejtoresha e QKMF-së: Nuk mund të dalim ende

news image

Po qëndrojnë ende në izolim 17 punëtorët e personelit shëndetësor të QKMF-së në Viti. Sot është dita e tyre e 14 në karantinë, që prej kur u konfirmua rasti i parë me koronavirus nga kjo komunë, që ishte edhe rasti i parë me koronavirus në Kosovë.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, doktoresha Vjollca Kadolli në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se po presin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që t’ua bëjë testin e dytë për koronavirus, e pastaj mund të dalin nga vetizolimi.

“Ende nuk e dimë kur do të dalim nga vetizolimi sepse ende nuk na është bërë testi i dytë”, ka thënë Kadolli.

Ajo thotë se IKSHPK ua kishte bërë testin e parë në ditën e 8 të karantinimit.

Ndonëse thotë se asnjëri nga punëtorët shëndetësorë nuk kanë shprehur simptoma të koronavirusit, sipas rekomandimeve atyre duhet t’u bëhet testi i dytë para se të dalin nga karantina.

Deri tani numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 71, ndërsa një 82-vjeçar ka vdekur nga ky virus.

Rasti i parë me koronavirus në Kosovë ishte një 77-vjeçar nga Vitia i cili kishte ardhë nga Italia. /Gazeta Sinjali/