image Mjekët e rinj në Angli nisin grevën më të gjatë në histori, kërkojnë rritje pagash

Botë

Mjekët e rinj në Angli nisin grevën më të gjatë në histori, kërkojnë rritje pagash

news image

Mjekët e spitaleve në Angli kanë nisur të mërkurën grevën më të gjatë të në historinë shtatë dekadëshe të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS), raporton AFP.

Mjekët e rinj, nën nivelin e konsulentit, do ta lënë punën për gjashtë ditë. Ata nuk po arrijnë marrëveshje me qeverinë britanike në lidhje me rritjen e pagave.

Greva vjen në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për NHS-në e financuar nga shteti, kur përballet me presion të shtuar nga sëmundjet e frymëmarrjes shkaku i stinës së dimrit.

NHS-ja ka thënë se greva mund të ketë “ndikim të rëndësishëm në pothuajse të gjithë kujdesin rutinë”.

“Ky janar mund të jetë një nga fillimet më të vështira të vitit me të cilin është përballur ndonjëherë NHS-ja”, ka thënë drejtori Stephen Powis.

Greva filloi në orën 7 të mëngjesit dhe është planifikuar të përfundojë në të njëjtën orë të martën, më 9 janar.

/GazetaSinjali/