image Mjekët e QKUK-së paralajmërojnë grevë

Shëndetësi

Mjekët e QKUK-së paralajmërojnë grevë

news image

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka reaguar ndaj Shërbimit Spitalor duke thënë se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet e tyre përmes të cilave tentojnë ta ruajnë mirëqenien e infermierëve, do ndërmarr veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva një orëshe deri te bojkoti i përgjithshëm i punës.

Kjo shoqatë thekson se ndjehet e zhgënjyer me injorimin në vazhdimësi nga SHSKUK-ja, për të cilë thonë se “përkundër proaktivitetit tonë për dialog social, e njëjta refuzon, madje edhe përgjigjet përmes postës elektronike.

“Bazuar në këtë realitet po e publikojmë kërkesën e radhës drejtuar SHSKUK/QKUK-së, duke e njoftuar publikisht të njëjtën dhe opinionin se në rast se nuk merren parasysh rekomandimet tona përmes të cilave tentojmë t’a ruajmë mirëqenien e infermierëve, duke mos i mbingarkuar më tepër me punë, ndërsa edhe duke e pasur prioritet shërbimin cilësor ndaj qytetarëve, Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së do ndërmarr veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva 1 ( një ) orëshe deri tek bojkoti i përgjithshëm i punës”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/