image Mitsotakis thirrje Kosovës dhe Serbisë: Dialogu është mënyra e vetme për normalizimin e raporteve

Politikë

Mitsotakis thirrje Kosovës dhe Serbisë: Dialogu është mënyra e vetme për normalizimin e raporteve

news image

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite sot në Beograd ka folur për shumë çështje të ndryshme, e ndër to edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Mitsotakis i ka bërë thirrje palëve që të fokusohen në dialog, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Tutje, Mitsotakis theksoi se qëndrimi i Greqisë për çështjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Ju e dini se qëndrimi ynë për çështjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Ne besojmë se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ne mendojmë se kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon,” tha Mitsotakis në një konferencë për shtyp me presidentin serb Aleksandër unë do të tërheq.

Sipas tij, Greqia i ka përcjellë me shqetësim zhvillimet në Kosovë gjatë muajve të fundit. Ai thekson se edhe presidenti i Serbisë i ka thënë se është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve

/GazetaSinjali/