image Mitrovicë Veriore: Lokali “London” cak i vjedhjes së rëndë gjatë natës – Dëmet dhe paratë e grabitura, autori ende i lirë

Siguri

Mitrovicë Veriore: Lokali “London” cak i vjedhjes së rëndë gjatë natës – Dëmet dhe paratë e grabitura, autori ende i lirë

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, e që të njëjtit më pas arrijnë që për një kohë të arratisen nga drejtësia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Shëtitoren Car Lazar në Mitrovicën e Veriut, ku një lokal privat është dëmtuar dhe grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, ankuesi S.I, rreth 45-vjeçar ka raportuar në polici se lokali i tij “London” ishte thyer gjatë natës. Nga hetimet e para rezulton se vjedhja ka ndodhur në intervalin kohor 02-03 maj, nga ora 23:45 deri në 06:00.

Sipas informacioneve, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në lokal duke thyer derën (me dëme materiale të riparueshme në vlerë prej 50 eurosh) dhe kanë marrë: Një celular në vlerë prej 10 eurosh, kartëmonedha të përziera (euro dhe dinarë) me një shumë të përgjithshme prej 60 eurosh.

Si rezultat i denoncimit, viktima është intervistuar nga hetuesit në Stacionin Policor në Mitrovicë Veriore.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri nga ky rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/