Një person i nacionalitetit serb ka informuar se kartela e tij bankare është duke u keqpërdorur nga persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Sinjalizuesve, rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, më datë 13 tetor rreth orës 22:00.
Siç tregojnë ata, personat e dyshuar kanë tërhequr para nga xhirollogaria e ankuesit, mirëpo deri më tani nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. /Gazeta Sinjali/