image Mitrovicë e Veriut/ Dogana e Kosovës konfiskon mallra të ardhura nga Serbia

Siguri

Mitrovicë e Veriut/ Dogana e Kosovës konfiskon mallra të ardhura nga Serbia

news image

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kanë kryer një kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicë të Veriut, ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mallrave pa mbulesë dokumentare, raporton Gazeta Sinjali.

Të gjitha mallrat kishin origjinë nga Serbia.

Dogana njofton se gjatë kontrollit, gjeti:

1. Miell – 1.6 ton,
2. Birra – 1000 litra,
3. Pije të gazuara, 1500 litra,
4. Vaj ushqimor – 370 litra,
5. Lëngje 500 litra,
6. Filtera cigaresh 160, 000 copë,
7. Ujë– 1000 litra.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar, gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje./Gazeta Sinjali/