Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se mbrëmë në Mitrovicën e Jugut, Njësia për Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar dy persona nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.
Të arrestuarit janë: Agon Osmani dhe Ardit Hajdini.
Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa veprimet hetimore janë në zhvillim e sipër.
Këtë rast për Gazeta Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Janë ndaluar dy persona për shkak dyshimit se kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve”, tha Preteni.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!