Njësia e Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë ka arrestuar një 23-vjeçar gjatë një kontrolli në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”.
Tek pasagjeri u gjet një pistoletë me pesë fishekë, e konfiskuar si provë materiale.
Pas intervistimit, i riu u lirua me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tij është inicuar rasti penal për mbajtje të paautorizuar të armës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!