Vajzat e KFF Mitrovicës sot u mposhtën nga Wolfsburgu me rezultat përfunditmar 10-0.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të fazës së eliminimeve në Ligën e Kampionëve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampionet e Gjermanisë në këtë ndeshje shënuan plot dhjetë gola përballë kampioneve të Kosovës.
Futbollistja e kësaj ndeshje ishte Harder, e cila realizoi tri gola, ndërsa nga dy gola i shënuan Neto dhe Maritz. Kurse me nga një gol kontribuan Rauch, Huth dhe Minde.
Ky rezultat është i paarritshëm për vashat e Mitrovicës, të cilat praktikisht janë të eliminuara nga Liga e Kampionëve.