image Mitrovica në festë pasi Trepça u shpall kampione pas 12 vitesh - VIDEO

Basketboll

Mitrovica në festë pasi Trepça u shpall kampione pas 12 vitesh – VIDEO

news image

KB Trepça riktheu titullin e ligës sonte në Minatori për herë të parë në 12 vite.

Klubi mitrovicas triumfoi në finalen e 5-të ndaj KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka me rezultat të ngushtë 67-66, raporton Sinjali Sporti.

Ky ishte titulli 5-të në histori të klubit mitrovicas, dhe i pari që nga 2012 kur kishte triumfuar për herë të fundit.

E këtë triumf e kanë pritur gjatë tifozëria “Torcida” të cilët tashmë kanë nisur festën në Mitrovicë.

Sipas disa pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit, shihet një numër i madh në qytetin e Mitrovicës, duke e festuar këtë triumf.

/GazetaSinjaliSport/