Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij private.
Për herë të parë, futbollisti ka publikuar portretin e vajzës së tij, Miresa.
Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë së voglës, e cila shihet e buzëqeshur dhe me një peshqir mbi kokë.
Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta pozitive, duke u mbushur me pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
Daku dhe bashkëshortja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Që nga lindja e Miresës, çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë periudhë të jetës së tyre kryesisht larg syrit të publikut.
Së fundmi, familja ka kaluar disa ditë pushimi së bashku, ndërsa nga këto momente relaksi, sulmuesi vendosi të ndajë me publikun një kujtim të veçantë, duke zbuluar për herë të parë imazhin e vajzës së tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!