image "Mirëseerdhe në jetë, mbesa ime Enda" - Dani bëhet gjysh

Bota e Yjeve

“Mirëseerdhe në jetë, mbesa ime Enda” – Dani bëhet gjysh

news image

Ramadan Krasniqi – Dani, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë me publikun një moment të veçantë të jetës së tij personale: lindjen e mbesës së tij.

Vajza e tij, Fjanda Krasniqi, ka sjellë në jetë një vajzë të vogël, të cilën e pagëzuan me emrin Enda.

Dani, i prekur nga emocionet, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur në krahë mbesën e sapolindur, e cila është mbështjellë me një batanije të bardhë, simbol i dashurisë dhe ngrohtësisë familjare.

Në përshkrimin e imazhit, ai shkruante: “Mirë se erdhe në jetë, mbesa ime Enda”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/