image Miratohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit - Sinjali

Miratohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit

news image

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot raportin vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2020 me 61 vota për.

Raportin e paraqiti, Naim Qelaj, i cili tha se qytetarët ende po vazhdojnë të mos kenë besim tek institucionet gjyqësore, duke shtuar se nga 135 projektligje që ka paraparë qeveria për shqyrtim, ka shqyrtuar vetëm 17 prej tyre.

“Viti 2020 nuk ishte i zakontë pasi që përballja me pandeminë, masat e marra nga Qeveria kanë shënuar shumë reagime me cenime të të drejtave themelore. Zgjedhjet e parakohshme kanë pasur ndikimin e tyre në respektimin e të drejtave të njeriut. Institucioni jonë ka pranuar 64 ankesa në ligje me masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë”, u shpreh Qelaj.

Në emër të PDK-së, fjalën e mori Ariana Musliu-Shoshi e cila tha se, grupi parlamentar i saj e ka shqyrtuar këtë raport dhe konsideron se është gjithëpërfshirës dhe i plotëson kushtet për miratim.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u shpreh pro votimit të raportit, mirëpo tha se ka vërejte.

“Ne si deputetë, të gjitha vërejtjet që janë të përfshira duhet t’i marrim seriozisht dhe t’i ngrisim shqetësimet, ne si AAK e përkrahim dhe do ta votojmë”, tha ajo./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: