image Miratohet Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020

Politikë

Miratohet Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020

news image

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit me 81 deputetë të pranishëm u miratua Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020.

79 vota ishin për, asnjë kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i rekomandoi Kuvendit miratimin.

Në anën tjetër ai në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, tha se e mbështesin Raportin por se duhet theksuar nevojën për fuqizimin e kësaj Agjencie dhe shtimin e angazhimit të saj në luftën kundër korrupsionit.

/GazetaSinjali/