image Miratohet Projektligji për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

Muzikë

Miratohet Projektligji për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

news image

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i gëzuar që qeveria e tij ka miratuar projektligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti kathënë se, tani Kosova do të jetë në hartën e shteteve që i kushtojnë interes të veçantë veprimtarive kulturo-artistike.

Qeveria krijoi bazë për themelimin e Operës së Kosovës. Edhe një lajm i mirë, i shumëpritur për gjithë komunitetin artistik të Kosovës! Qeveria sot i dha fund pritjeve shumëvjeçare duke miratuar projektligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës.Krijuam bazën për themelimin e Institucionit Opera e Kosovës. Opera, Filarmonia dhe Baleti, do të vënë Kosovën në hartën e shteteve që i kushtojnë interes të veçantë veprimtarive kulturo-artistike”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/