Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës, miratoi mocionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që projektligji për buxhetin për vitin 2020 të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.
Votimi i mocionit u bë pas një pauze shtesë të kërkuar nga kryeparlajmentarja Vjosa Osmani, për të diskutuar me shefat e grupeve parlamentare, por përshkak se deputetët nuk u kthyen edhe pas 25 minutave të rifillimit të seancës pas pauzës, votimi i moticionit u bë pa praninë e opozitës, pasi kishte kuorum. /Gazeta Sinjali/