Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër dhe një votë abstenuese.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këtë Projektligj e quajti si më të rëndësishmin dhe më thelbësorin në shëndetësi.
“Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tanimë është i pakthyeshëm, dhe si të tillë jemi duke e nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë i Kosovës”, tha Vitia.