Me 63 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektligjin për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky projektligj rregullon procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, mënyra dhe këto procedura janë në përputhje me misionin aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës që të jetë e gatshme me marrë pjesë në operacione ndërkombëtare.”
“Siç e dini FSK me bazën ligjore aktuale me marrëveshje bilaterale me vende partnere ka marrë pjesë në disa misione humanitare, stërvitje, ushtrime të përbashkëta jashtë vendit. Me krenari e them se aktualisht jemi në misione paqeruajtëse aktual krahë për krahë ushtrisë Amerikane në Kuvajt, si dhe me plane konkrete për misionet e ardhshme jashtë vendit”, tha ai para deputetëve.
Ky projektligj mori mbështetjen edhe të partive opozitare./GazetaSinjali/