Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të hënën marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh apo 258 milionë euro me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të përdoret për financimin e pajisjeve ushtarake.
Marrëveshja u votua në seancën e dytë plenare të zhvilluar gjatë ditës, pas asaj të orës 10:00.
Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, duke deklaruar para nisjes së seancës se bojkoti lidhej me pretendimet e saj se procedura ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.
Në seancë morën pjesë, përveç deputetëve të Partisë Socialiste, edhe tre deputetë të Partisë Socialdemokrate, raporton Euronews.al, transmeton Sinjali.
Para votimit, seanca u ndërpre sërish, ndërsa më pas deputetët votuan me 74 vota pro që diskutimi për marrëveshjen të zhvillohej me dyer të mbyllura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!