image Miratohet kredia e Bankës për Zhvillim dhe Kosovës në vlerë 30 milionë euro

Financa

Miratohet kredia e Bankës për Zhvillim dhe Kosovës në vlerë 30 milionë euro

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar dhe miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19.

Ministrja e financave, Hykmete Bajrami, në arsyetimin e kësaj marrëveshje tha se kap vlerën në 30 milionë eurove dhe ka për qëllim t’i ofrojnë likuiditet ndërmarrjeve përmes kredive me kushte të volitshme.

Deputetët gjithashtu kanë shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, megjithatë nuk ka marrë votat e mjaftuara. /Gazeta Sinjali/