image Miratohet buxheti për zgjedhje, kjo është data kur fillon fushata

Kosovë

KQZ/ Miratohet buxheti për zgjedhje, kjo është data kur fillon fushata

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), sot ka miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme dhe ka caktuar datën kur do të fillojë fushata zgjedhore.

Ndryshe, fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetore, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet.

Enis Halimi, kryeshef në KQZ, tha se pa buxhet nuk mund të fillohet asnjë procedurë në përgatitjen e zgjedhjeve, deri tek të cilat kanë mbetur 42 ditë.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor.