Me 63 vota për Kuvendi i Kosovës e votoi Ligjin për buxhetin e vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Votimi i këtij ligji u bë në seancën maratonike të Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar qysh në orën 16:00 të 14 marsit.
Sipas, kryeministrit Kurti, seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit u thirr për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, për tejkalimin e të cilës tha se nevojitet një buxhet urgjent, i cili nuk mund të ndahet pa miratimin e buxhetit.
“Na nevojitet buxheti 2020 dhe vetëm më pas ne mund të kemi një buxhet emergjent. Edhe ashtu në muajin mars jemi me 1/12 pjesë të buxhetit. Edhe në vitin 2011 ka pasur dy lexime, më 25 mars dhe 31 mars, por atëherë nuk ka pasur koronavirus. Prandaj duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi, unë ju ftoj që ta votojmë këtë projektbuxhet”, tha kryeminstri gjatë seancës së jashtëzakonshme. /Gazeta Sinjali/