Janë miratuar edhe në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Buxhetin e vitit 2023.
Me 63 vota për, ky projektligji kaloi në Kuvend, kurse propozimi i opozitës prej 132 euro u rrëzua pasi nuk e kishte besimin e shumicës.
Kjo nënkupton që pagat tash e tutje do të ekzekutohen sipas Ligjit të ri të Pagave.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës me datën 1 të këtij muaji miratoi vendimin për caktimin e koeficientit, që edhe zyrtarisht u bë 105.