image Mira Murati njofton shqiptarët për aplikacionin e ChatGPT-së

Teknologji

Mira Murati njofton shqiptarët për aplikacionin e ChatGPT-së

news image

Drejtoresha shqiptare e Teknologjisë në kompaninë OpenAI, Mira Murati ka njoftuar se nga tani, përdoruesit shqiptarë të pajisjeve Apple mund ta shkarkojnë aplikacionin e ChatGPT-së.

Ajo shkroi në Twitter se kjo vlen edhe për disa shtete të tjera, siç janë Kroacia, Franca, Gjermania, Irlanda, e të tjera. Murati i paralajmëroi edhe disa risi të tjera.

Image

ChatGPT-në mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Murati, 34-vjeçare, drejton ekipet e kërkimit, produkteve dhe të sigurisë të OpenAI-së.

Ajo ka udhëhequr zhvillimin dhe lansimin e modeleve të AI-së, duke përfshirë ChatGPT-së, gjeneratorin e imazheve DALL-E dhe më të riun, GPT-4.

/GazetaSinjali/