image Minxhozi lirohet nga detyra, aktori Petrit Malaj ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

Shqipëri

Minxhozi lirohet nga detyra, aktori Petrit Malaj ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka liruar nga detyra, ambasadorin e deritanishëm të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin, me ç’rast ka emëruar ambasadorin e ri, Petrit Malajn.

Minxhozi ishte tash e 9 vite në këtë pozitë, ndërsa propozimi për aktorin Petrit Malaj është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Përveç ndryshimit në Kosovë, presidenti shqiptar Begaj ka emëruar edhe shtatë ambasadorë të rinj, si në vijim:

“Lirohet z. Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Lirohet z. Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në  Republikën e Irakut, jorezident.

Lirohet z. Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Lirohet z. Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Lirohet z. Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Lirohet znj. Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Lirohet znj. Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Lirohet znj. Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Emërohet znj. Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Emërohet z. Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Emërohet znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet z. Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident”.

/GazetaSinjali/