image MINT publikon çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Kosovë

MINT publikon çmimet e reja të derivateve në Kosovë

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet e reja të derivateve të naftës në Kosovë për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi i naftës është caktuar në 1 euro e 37 centë për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1 euro e 35 centë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për periudhën 24-orëshe të rregullimit të tregut të derivateve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/