Ministria e Financave ka njoftuar për subvencionimin e bizneseve në vlerë prej 290 eurosh, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, lidhur me këtë vendim, bazuar në numrin e të punësuarve kjo ministri e ka krijuar Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave.
“Referuar vendimit Nr. 10/33 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve, MF njofton se është themeluar Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave. Ankesat e juaja mund t’i adresoni tek ky Komision në e-mail adresën: [email protected]”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se pas shqyrtimit të ankesave, qytetarët do të marrin përgjigje zyrtare në e-mailat e tyre./Gazeta Sinjali/